Publikohen emaile-t: Epsteini i kërkoi stafit të instalonte kamera në banesën e tij në Florida

13 shkurt 2026 | 08:02

Të tjera detaje dalin në dritë lidhur me skandalin seksual të Jeffrey Epstein.

Pas publikimit të miliona dokumenteve nga dosja, në mediat ndërkombëtare kanë dalë disa video që tregojnë se Epstein i ka kërkuar stafit të tij të instalojë kamera fshehtas në banesën e tij në Florida.

Skynews, ka ndarë një shkëmbim email-esh nga viti 2024 që tregon se Epstein i kërkon stafit të instalojë kamera, në shtëpinë e tij në Palm Beach, Florida.

Dosja Epstein

Sipas raportimeve ai planifikonte që t’i fshihte në kuti.

Në një email më 5 shkurt 2014, Epstein i udhëzoi bashkëpunëtorit: “Le të marrim tre kamera të fshehta me detektim lëvizjeje, ato të regjistrojnë, faleminderit.”

Pesë orë më vonë ai mori një përgjigje: “Jeffrey, unë tashmë e kam blerë kamerën me sensor lëvizjeje nga Spy Store në Fort Lauderdale dje, i kam karikuar mbrëmë dhe po mendoj se si t’i përdorim tani… Po i instaloj në kutitë Kleenex tani.”

Shumë prej tyre duket se janë filmuar në zyrën e Epstein në shtëpinë e tij në Florida.

Skynews Epstein Camera Florida 7163530

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës miratoi në një seancë të jashtëzakonshme plenare …