Lewandowski cakton datën se kur do të vendos të ardhmen e tij te Barcelona
Në më pak se pesë muaj, kontrata e Robert Lewandowski me Barcelonën pritet të përfundojë dhe deri më tani nuk është marrë asnjë vendim nëse do t’i ofrohet mundësia për të zgjatur qëndrimin në ‘Spotify Camp Nou’.
Lewandowski ka qenë në formë të shkëlqyer gjatë katër sezoneve të tij te Barcelona, por muajt e fundit ka humbur ndjeshëm protagonizmin.
Ai nuk është më sulmuesi titullar për Hansi Flick, pasi Ferran Torres e ka kaluar në hierarkinë e skuadrës. Megjithatë, polaku është i vendosur të vazhdojë te klubi katalanas.
Barcelona ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e Lewandowskit, ndërsa edhe vetë lojtari nuk po nxiton.
Sipas raportimeve të Mundo Deportivo, ai nuk do të angazhohet me asnjë klub para zgjedhjeve presidenciale të klubit, të cilat zhvillohen më 15 mars.
Kjo do të thotë se skuadra e Chicago Fire do të duhet të presë për të mësuar nëse Lewandowski do t’u bashkohet këtë verë. Ata tashmë kanë bërë një ofertë për 37-vjeçarin, i cili është i tërhequr nga ideja për të luajtur në Shtetet e Bashkuara në këtë fazë të karrierës së tij.
Atletico Madrid, Milan, Fenerbahçe dhe disa klube nga Arabia Saudite po ashtu po monitorojnë situatën e Lewandowskit, me synimin për ta afruar nëse ai mbetet lojtar i lirë.
Të gjitha palët do të vazhdojnë ta ndjekin çështjen, tashmë duke ditur se çdo vendim nuk pritet të merret për të paktën edhe 5-6 javë.



