Tenisti serb Gjokoviq ik për të jetuar në Greqi, i dolën probleme me shtetin Serb pasi përkrahu protestat studentore

14 shkurt 2026 | 21:43

Tenisti i famshëm serb, Novak Gjokoviq, është detyruar të largohet nga Serbia për shkak të problemeve që i kanë dalë me shtetin si rezultat i përkrahjes së protestave studentore, shkruan Express.

Gjokoviq do të zhvendoset për të jetuar në kryeqendrën e Greqisë, Athinë.

Gjokoviq siç raportojnë mediat greke, është pritur në takim nga Ministri i Migracionit dhe Azilit, Thanos Plevris.

Ministri grek ka thënë se është një nder që Gjokoviq ka zgjedhur Greqinë për të jetuar bashkë me familjen e tij.

“Është një nder për ne që ai dëshiron të qëndrojë me familjen e tij në vendin tonë.”, ka thënë Plevris.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Rid Berisha ka reaguar me një mesazh publik në…