Media australiane shkruan për këngëtarën Donna Dafin: “Një nga zërat më premtues të 2026-s”
16 shkurt 2026
| 11:44
Portali australian i muzikës TAGG – The Alternative Gig Guide i ka kushtuar një artikull të veçantë artistes me rrënjë shqiptare Donna Dafi, duke e cilësuar si një nga zërat më premtues të vitit 2026.
Në shkrimin për këngën e saj të re “Primadonna” mediumi e përshkruan projektin si të sofistikuar dhe me energji magnetike.
Theksohet mesazhi i fuqizimit personal në refrenin “I’m not your Donna, not your primadonna”, si dhe kombinimi i ndjeshmërisë me forcën vokale.
TAGG madje e vendos Donna Dafin në linjë me artiste si Dua Lipa dhe Tate McRae, duke sugjeruar se 2026 mund të jetë vit kyç në ngritjen e saj ndërkombëtare.
Linku i videokipit:
https://www.youtube.com/watch?v=vRx2EvA6NN4



