Rama: Ata që sakrifikuan dhe mbajtën gjallë idealin e lirisë, janë gurët themelorë mbi të cilët qëndron Kosova

17 shkurt 2026 | 11:35

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ka thënë se populli përulet me respekt të thellë para të gjithë atyre që kontribuuan në themelimin dhe konsolidimin e shtetit.

Po ashtu, ai ka thënë se ata që sakrifikuan, vepruan me guxim dhe mbajtën gjallë idealin e lirisë, janë gurët themelorë mbi të cilët qëndron sot Republika e Kosovës.

“Në këtë ditë të shënuar për historinë tonë, përulemi me respekt të thellë para të gjithë atyre që kontribuan në themelimin dhe konsolidimin e shtetësisë së Kosovës.  Ata që sakrifikuan, që vepruan me guxim dhe që mbajtën gjallë idealin e lirisë, janë gurët themelorë mbi të cilët qëndron sot Republika jonë”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, gjatë seancës solemne në kuadër të shënimit…