Gucati nga Haga: Pres që këta burra të lirohen në muajin maj
18 shkurt 2026
| 12:54
Kryetari i veteranëve UÇK-së, Hysni Gucati është duke e përcjellë nga afër seancën e sotme në Hagë.
Për “IndeksOnline”, Gucati ka thënë se pret që liderët e UÇK-së të kthehen në shtëpi.
“Duke parë zhvillimet e sotme të mbrojtjes, që është shumë e fuqishme, unë pres që në muajin maj të lirohen dhe ta bëjmë një festë të madhe në dy qendrat shqiptare: në Tiranë dhe në Prishtinë. Shpresoj dhe besoj fuqishëm në pafajësinë e tyre, duke e parë sot mbrojtjen që të gjitha pikat e aktakuzës i hodhën poshtë, të prokurorëve të cilët punuan dhe përpunuan dokumentacione të rrejshme dhe të falsifikuara prej njerëzve që ishin pro Serbisë”, ka thënë Gucati.
Sot në Hagë pritet të flasin Hashim Thçai, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.



