Daut Haradinaj: SHBA-ja të ndihmojë që politika të mos ndërhyjë në vendimin e Hagës për ish-krerët e UÇK-së

18 shkurt 2026 | 21:36

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka bërë thirrja nga studio e “Pressing” të T7, që politika mos të ndërhyjë në vendimin e Hagës për ish-krerët e UÇK-së.

Ai ka thënë se për këtë duhet të ndihmojë edhe SHBA-ja, duke e llogaritur si aleatin numër një.

“Pyetja e përgjithshme është a mund të ndërhyjë politika në vendimmarrjen e gjyqësorit, nëse politika i ka dërgu atje dhe i ka mbajtur për 5 vjet të burgosur, atëherë a është rrezik që politika mundet me ndërhy edhe te vendimi i gjykatës”, ka thënë ai.

Haradinaj foli edhe për marshin e 17 shkurtit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se shpreson mesazhi të shkojë aty ku duhet.

“Mendoj që protesta dje që ishte e mrekullueshme që e ndreqi edhe 17 shkurtin, shpresoj që është shku mesazhi tek faktorët vendimmarrës”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Xhelal…