FANARË NËPËR FURTUNA

19 shkurt 2026 | 12:02

P.s. Me rastin e 5,6 dhe 7 Marsit – Epopesë së UÇK-së

SABIT JAHA

FANARË NËPËR FURTUNA

(TRINI JASHARIANE: Ati (SHABANI), Bijtë (HAMZA e ADEMI)
dhe Shpirtrat e Tyre të Shenjtë në ALTARIN E LIRISË)

(P O E M Ë)

TOKËJONA KOSOVË – HALLEMADHJA
Në mes të kudhrës e çekanëve
Me ndeshtrasha pareshtur …
Gjithmonë përballë tiranëve.

Furtunat kurrë s’iu ndalën
N’Tokëjonë rrahën LISA…
Rrënjët tona të thella, të forta
Nga BREZI në BREZ plot PLISA.

PLISBARDHËT nëpër shekuj,
Fanarë nëpër Furtuna,
Fytafyt me barbarët…
Kurrë nuk i gjunjëzoi dhuna.

Pushtues pas pushtuesi erdhën,
Mësynë TOKËJONËN KOSOVË:
(Pasha, vezirë, carë, naçellnikë,
xhandarë, shumarë, poreznikë,…).

Siç erdhën edhe u kthyen ëndërrvrarët
Ku patën vënë gishta, vunë thembër,
Kjo TOKËJONA s’i duron barbarët…
Për MIQ: BESË, BUKË, KRIPË e ZEMËR!

Ata që erdhën “mysafirë” të paftuar
(Asqerë me shpata, pushkë,… e topa),
Synonin të na bënin NE për VETE …
TOKËJONËN KOSOVË ta bënin copa-copa!

Thoshin se erdhën për “TË MIRËN” tonë
Fund e krye kjo ishte tradhti…
Sekush nga ATA e paguan me KOKË
Për këtë flet e jona HISTORI.

Ne përherë nëpër Furtuna…
Përballë armiqve lakmitarë
(Me sëpata, shpata, dyfekë, pushkë,…),
Gjithnjë kundër pushtuesve barbarë…

Fanarë nëpër Furtuna…
TOKËJONA KOSOVË pati pareshtur
Sa herë u shpërfaq dhuna
Trimat ARMËT i patën ngjeshur.

Për ATDHE a MËMËDHE…
Nga SHTATË deri në SHTATËDHJETË
Te GURI I BESËS bënë be:
“PËR TOKË – KOKËN, ME JETË!”

Burra, gra dhe fëmijë…
Gjithmonë tok, të paepur
Që nga viti NJË MIJË…
Përballë Furtunave Zemërhekur!

Një për të Gjithë, të Gjithë për Një
Nëpër vite, nëpër shekuj…
Fanarë Drite me Gjurmë e Zë
Të kalitur – me Nam – DISHEPUJ.

Fanarë Drite nëpër mote…
Dëbuam terrin – sollëm Dritën
LIRIDASHËS në sy bote…
Deshëm JETËN – shtuam RRITËN!

Aborigjenë të TOKËJONËS
Denbabaden KËTU ku JEMI
Në kohë të PAQES a ZEZONËS
Shpirt e zemër Rubin i kemi!

TOKËJONËN s’e japim, t’huajën s’e duam
Jemi si ASHTI kapur me MISHIN
Aspak më shumë, asgjë s’kërkuam
Vetëm e vetëm aq sa kishim!…

N’BETEJA lamë: GJAK, ESHTRA, GJURMË
VDEKJEN ne e presim VERTIKALISHT
Pareshtur pikasim SHENJËN në turmë
BALLË për BALLË – TRIMËRISHT!

Fanarë nëpër vite, nëpër shekuj
KURRËN e KURRËS – të PAPËRKULUR
Gjithmonë Ithtarë të LIRISË – DISHEPUJ
N’TOKËJONË – LISA, Rrënjës, të ngulur.

Këtu në TOKËJONË… DENBABADEN
Na njeh: Dheu, Guri, Uji, Ajri, Qielli,…
Frymojmë e flasim VENDÇE me gjen
BETIMI ynë: “…TOKA, QIELLI, DIELLI!…”

FANARË të PASHUAR nëpër FURTUNA…
Përherë DRITËDHËNËS – OGURBARDHË
Të papërkulur asnjëherë nga dhuna
Shtegtarë të AGIMEVE, shtegtime në radhë.

Në PREKAZ TË DRENICËS MARTIRE
Në KULLË të JASHARËVE…
Në ODËN e BURRAVE n’atë kuvend
HISTORI e të të PARËVE:

– Kjo TOKËJONA… DENBABADEN
Në sy të lakmitarëve pareshtur
Erdhën: mbretër, sulltanë… e carë
Për t’na pushtuar, JO PËR TJETËR!

Në ODË të BURRAVE në PREKAZ
Bindshëm u fliste BABË SHABANI
N’zemër t’HAMZËS e t’ADEMIT
Vrull i hovshëm si LAVË VULLKANI:

– BABA SHABAN!… – (pa një a pa dy
njëzëshëm folën HAMZA e ADEMI),
– NE s’jemi as TË PARË, as TË MBRAMË
Një JETË për TOKËJONËN e KEMI!

TRINI JASHARIANE…
Në KULLË të PREKAZIT
BABË SHABANI u thotë t’BIJVE:
“Gatitni ARMËT e ZJARRIT!”

-JETËN TONË E JAPIM, pa dyshim…
TOKËJONA KOSOVË pret nga NE
Deri në FITORE japim këtë BETIM
BABË, Ti Prijësi ynë, krah TEJE na ke!

Flurudhë – Breshëri Plumbash…
Mbi atë LLAVË barbarësh…
JASHARAJT: BURRA, GRA dhe FËMIJË…
DIADEMË LIRIE – HISTORI SHQIPTARËSH!

TRE Fanarë Drite – TRE Meteorë Lirie
BABË e BIJ me Një IDEAL…
JASHARAJT – LISA ndër LISA
LIS pas LISI – LISNAJË Një MAL.

TRINI LIRIE n’KULLË të JASHARAJVE
ATI e BIJTË – SHPIRTRA të SHENJTË
NË ALTARIN e LIRISË – FANARË DRITE
Fanarë në Furtuna për LIRINË e SHTRENJTË!

Gjithë NE… nëpër FURTUNA PARESHTUR…
Në TOKËJONË me qindra-mijëra LISA…
Me 99 KUPOLA t’ BARDHA – vendçe veshur
TEMPULLI I DIJES – FANAR i 100-të për PLISA!

FANARËT E DITËVE TONA…
Ndriçojnë dhe nuk do të shuhen KURRË
PËRJETË të JETËVE KOSOVA – TOKËJONA
BURIM JETE – e PASHTERSHMJA GURRË!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëshortja e Rogertit ka reaguar për herë të parë publikisht…