Merzi uron Kurtin: Merrni vendimet e duhura për integrimin euroatlantik të Kosovës

19 shkurt 2026 | 12:26

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për rizgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Përmes letrës, Merzi ka thënë se mezi pret të punojë me Kurtin, për të thelluar më tej marrëdhëniet e ngushta midis dy shteteve.

“Ju përgëzoj ngrohtësisht për rizgjedhjen tuaj. Pres me padurim të punoj me ju për të thelluar më tej marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore midis vendeve tona”, ka thënë Merzi, sipas njoftimit të lëshuar nga Qeveria gjermane.

Ndër të tjera, kancelari gjerman ka kërkuar nga kryeministri Kurti të marrë vendimet e duhura dhe të nevojshme për integritetin e vazhdueshëm euroatlantik.

Po ashtu, ai ka përmendur edhe dialogun me Serbinë.

“Ju dhe qeveria juaj përballeni me detyra sfiduese. Jam i bindur se, me përvojën tuaj, do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për integrimin e vazhdueshëm euroatlantik të Kosovës. Kjo përfshin përparim të mëtejshëm në dialogun e normalizimit me Serbinë, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Ju lutem të jeni të sigurt se Kosova ka një partner të fortë dhe të besueshëm në Gjermani në këto përpjekje. Ju uroj fat të mbarë dhe sukses në mandatin tuaj të vazhdueshëm”,thuhet në telegramin e urimit të kancelarit të Gjermanisë”, ka thënë Merzi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) nën Donald Trumpin janë…