AAK e përjashton Valbona Ajetin nga asambleja në Prishtinë, “e tradhëtoi” partinë

19 shkurt 2026 | 18:22

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë ka marrë vendim që ta përjashtojë nga grupi i saj asambleisten Valbona Ajeti.

Lajmin e ka konfirmuar edhe shefi i grupit të asambleistëve të AAK-së në Prishtinë, Kreshnik Smajlaj.

“Po vendimi është marrë dhe tani vetëm presim që ta finalizojmë. Ky vendim vjen pas qasjes së ulët dhe aspak korrekte nga asambleistja në fjalë” ka thënë Smajlaj për Indeksonline.

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se Ajeti nuk i është përgjigjur që një kohë ftesave nga subjekti i saj ngase në të njëjtën kohë ka zhvilluar bisedime edhe me subjekte të tjera për përafrim duke kërkuar favore politike.

Me qasjen e saj thuhet se është tejet i frustruar edhe kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, njëkohësisht sekretar i partisë, Bekë Berisha.

Theksojmë se AAK në Prishtinë e kishte shpërblyer Ajetin me poziten e drejtoreshës së Administratës në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shfrytëzuar takimin e parë…