Rama bisedon me Trumpin pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
19 shkurt 2026
| 18:37
Shqipëria, e përfaqësuar nga kryeministri Edi Rama, mori sot pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes, me ftesë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sikurse duket në fotot e shkrepura pas takimit, kryeministri Edi Rama, pas përfundimit të takimit, u përshëndet me presidentin e ShBA-së Donald Trump, ndërsa bisedës së tyre iu bashkua edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Nga pamjet nuk u arrit të kuptohej se çfarë bisede u shkëmbye mes tyre.



