Lenjani zgjedh De Biasin para Panuccit

29 nëntor 2018 | 14:05

Ermir Lenjani është një prej futbollistëve më në formë që ka Shqipëria aktualisht, teksa me Sionin ka arritur të shënojë dhe dhurojë asistime në mënyrë të rregullt.

Në një intervistë për “Shqipëria.ch”, Lenjani e ka zgjedhur Gianni De Biasin para Christian Panuccit.

“Me De Biasin kam kaluar shumë kohë dhe kemi arritur sukses historik. De Biasi më ka besuar shumë, më ka vendosur gjithmonë në fushë dhe natyrisht ia kam shpërblyer. Do ta zgjidhja De Biasin”, ka thënë Lenjani.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka…