Sokoll Balla merret në pyetje nga SPAK lidhur me hetimet ndaj ish-bashkëshortes së tij, Belinda Balluku

23 shkurt 2026 | 14:51

Sokol Balla është paraqitur sot në ambientet e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku është marrë në pyetje për më shumë se një orë. Gazetari dhe Drejtori i Përgjithshëm i ABC Neës është thirrur nga prokurori Dritan Prençi si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit që po zhvillohet.

Mësohet se marrja në pyetje lidhet me hetimet ndaj ish-bashkëshortes së tij, Belinda Balluku. Pavarësisht divorcit, marrëdhënia mes tyre ka pasur vijueshmëri ndër vite, çka ka sjellë interesim nga ana e organit të akuzës për të sqaruar disa rrethana.

Pas daljes nga ambientet e SPAK, Balla nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat. Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet po verifikojnë pretendimet për përfitime të dyshimta pasurore që dyshohet se lidhen me biznesmenë të ndryshëm në Tiranë, të cilët kanë përfituar tendera publikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka shpallur konkursin për dy gjyqtarë të…