“Drejtësia pa llogaridhënie” përurohet edhe në Shkup
“Drejtësia pa llogaridhënie”, libri i autorit Ibish Neziri, botuar nga shtëpia botuese “Armagedoni”, është përuruar dje në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.
Ky libër është një zë i veçantë dhe ndër të paktit në fushën e botimeve kundër padrejtësive që po i bëhet të vërtetës historike të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe shkeljes së të drejtave të njeriut që kanë bërë dhe po bëjnë Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kundër drejtuesve të UÇK-së: presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarëve të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit e Kadri Veselit dhe shefit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimit.
Për librin folën recensenti Bedri Zyberaj, botuesi Berat Armagedoni dhe veprimtari Ali Ahmeti.




