Ligji për statusin e veteranëve të UÇK-së do t’i nënshtrohet vlerësimit, ministri Hoti jep detaje

26 shkurt 2026 | 14:52

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti,  ka njoftuar se në mesin e  ligjeve që do t’i nënshtrohen vlerësimit sivjet është edhe ai për veteranët e luftës së UÇK-së.

Hoti këtë lajm e ka bërë publik në “Facebook”, ku ka renditur projektligjet që do të procedohen këtë vit, bashkë me ligjet që parashikohet t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit.

“Në shërbim të përmirësimit të jetës së secilit qytetar, pa përjashtim, Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare do të procedojë me 6 Projektligje prioritare, si dhe 3 Ligje për vlerësim retrospektiv (ex-post), që prekin drejtpërdrejt kategoritë më të ndjeshme dhe shtyllat kryesore të drejtësisë sociale në vend”, ka shkruar Hoti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar Adem Demaçin dhe…