Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë trupa të më shumë se 1 000 ushtarëve

27 shkurt 2026 | 08:43

Rusia ka njoftuar se ka dorëzuar trupat e 1 mijë ushtarëve ukrainas dhe ka marrë në këmbim trupat e 35 ushtarëve rusë.

Kjo ndodhi ndërkohë që kryenegociatori ukrainas u takua në Gjenevë me dërguarit e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të diskutuar strategjitë ekonomike për rindërtimin e Ukrainës pas luftës.

Negociatorët ishin gjithashtu duke përgatitur një raund të tretë bisedimesh, të udhëhequra nga SHBA, që synojnë të sjellin një përfundim të konfliktit, që tashmë ka hyrë në vitin e tij të pestë, me një takim trepalësh që përfshin edhe Rusinë.

Pak orë para bisedimeve të Gjenevës, Rusia lëshoi 420 dronë dhe 39 raketa në gjashtë rajone të ndryshme të Ukrainës, duke plagosur dhjetëra njerëz, tha Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Ndërsa Vladimir Medinsky, një ndihmës i lartë i Presidentit rus Vladimir Putin, njoftoi shkëmbimin e trupave në një njoftim të shkurtër në Telegram.

Ai nuk dha detaje, por përfshiu një imazh që tregonte trupat duke u shkarkuar nga një kamion.

Pak më vonë, Ukraina tha se kishte marrë 1,000 trupa të cilët, “sipas informacioneve paraprake nga pala ruse, mund t’u përkasin mbrojtësve ukrainas”.

Të dyja palët kanë shkëmbyer mijëra trupa ushtarësh gjatë rrjedhës së konfliktit që filloi me vendimin e Putinit për të nisur një pushtim të plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Shkëmbimi bazohet në një marrëveshje të arritur nga të dyja palët gjatë negociatave në Stamboll në qershor 2025.

Moska dhe Kievi ranë dakord të kthejnë trupat e deri në 6,000 ushtarëve secila, si dhe të gjithë të burgosurit e luftës të sëmurë dhe të plagosur rëndë dhe ata nën moshën 25 vjeç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërkohë që Kosova prin në raportet për siguri, Serbia vazhdon…