Të martën takim me shkrimtarin Sabit Rrustemi në “Hivzi Sulejmani”

27 shkurt 2026 | 15:54

Më 3 mars, ditë e martë, në Ditën Ndërkombëtare të Shkrimtarëve, në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në lagjen Dardania në Prishtinë, me fillim nga ora 11:00-12:00, do të zhvillohet takim letrar me shkrimtarin Sabit Rrustemi.

Autor i librave me prozë e poezi, publicist dhe organizator i ngjarjeve letrare, Rrustemi është i njohur si i pari (qoftë edhe i fundit) shkrimtar i cili është burgosur për letërsi. Këtij autori, po ashtu, në moshën 22 vjeçare i është ndaluar botimi për nëntë vjet.

Gjatë kësaj veprimtarie e cila shenjon edhe 45-vjetorin e demonstratave të studentëve të vitit 1981, do të lexohen kumtesa nga emra të njohur të studimeve dhe kritikës letrare, do të deklamohen poezi nga autori dhe do të dhurohen libra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blerta Kllokoqi-Rugova, bashkëshortja e deputetit të LDK-së, Ukë Rugova, duket…