Kolegjit Biznesi i shtohen pesë tituj të rinj akademikë

27 nëntor 2026 | 22:00

Kolegjit Biznesi i shtohen pesë tituj të rinj akademikë – kontribut i çmuar në fushën e shkencave ekonomike dhe financiare

Sot, më 27 nëntor 2026, në hapësirat e Kolegjit Biznesi u mbajt promovimi i pesë titujve të rinj akademikë të autorit Prof. Asoc. Vehbi Imeri, të cilët përfaqësojnë një kontribut të rëndësishëm në pasurimin e literaturës shkencore dhe akademike në fushën e kontabilitetit, financave, bankave dhe auditimit.
Titujt e promovuar janë:
1. Kontabiliteti Menaxherial dhe Financiar
2. Bankat dhe Afarizmi Bankar
3. Bazat e Kontabilitetit
4. Analiza e Pasqyrave Financiare
5. Auditimi – me bashkautor Prof. Ass. Dr. Ruzhdi Kabashi
Këto botime përbëjnë një vlerë të veçantë për komunitetin akademik, studentët dhe profesionistët e fushës, duke ofruar njohuri teorike dhe praktike, si dhe duke kontribuar në zhvillimin e mendimit shkencor dhe avancimin e edukimit ekonomik e financiar.
Promovimi i këtyre veprave dëshmon përkushtimin e profesorëve ndaj dijes, kërkimit shkencor dhe zhvillimit të arsimit të lartë, duke e pasuruar bibliotekën akademike me literaturë të re dhe të rëndësishme për gjeneratat e ardhshme.
Kolegji Biznesi shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin e tij për kontributin e çmuar të Prof. Asoc. Vehbi Imeri dhe Prof. Ass. Dr. Ruzhdi Kabashi, duke i uruar suksese të mëtejshme në veprimtarinë e tyre akademike dhe shkencore.
Urojmë që ky kontribut shkencor dhe akademik të jetë nektar për studentët, frymëzim për studiuesit dhe pasuri për shkencën në vendin tonë dhe më gjerë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Fjalimi i kryetarit të Shoqatës, Shefik Sadiku, me rastin e…