Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse e sulmuan godinën me molotovë

28 shkurt 2026 | 21:31

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi u pyet nga gazetarët për arsyet përse u sulmua me molotovë ish-vila e diktatorit Enver Hoxha.

Bardhi tha se godina shërben si vilë ku Rama mbyll pazaret e tij me krimin dhe pazaret e tij korruptive, si dhe është simbol i diktaturës.

“Së pari ajo shërben si një vilë ku Edi Rama mbyll pazaret e tij me krimin dhe pazaret e tij korruptive. Është padiskutim një simbol i diktaturës dhe sigurisht revolta e qytetarëve, kur shikojnë nuanca të atij regjimi të përsëriten 35 vite pas rënies së atij regjimi, është gjeja më normale të ketë revoltë. E rëndësishme është që s’ka asnjë person të lënduar, përveç protestuesit. Ata janë sulmuar në mënyrë të paprecedentë nga policia me gaz dhe ujëhedhës”, tha Bardhi.

Protestuesit e opozitës e kanë sulmuar godinën me një breshëri molotovësh, ndërkohë që zjarri në godinë është shuar brenda pak minutash.

Gjatë sulmit me molotov ka pasur njerëz brenda vilës.

Sulmi te ish-vila e diktatorit duket se e ka kapur të papërgatitur Policinë e Shtetit, e cila reagoi më vonë, ku Forcat Speciale shpërndanë turmën përmes një autoboti me ujë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të shtunën se kishte shumë…