Nunez kërkon largimin nga Arabia Saudite

02 mars 2026 | 13:14

Sulmuesi uruguajan Darwin Nunez, pritet të largohet nga Al-Hilal në fund të sezonit, pavarësisht kontratës deri në vitin 2028.

Vendimi i klubit për ta lënë jashtë skuadrës për të regjistruar Karim Benzeman, ka ndikuar në pakënaqësinë e lojtarit.

Për 25-vjeçarin ka interesim nga disa klube evropiane, përfshirë Chelsea, Atlético Madrid, Juventus, Newcastle dhe Tottenham.

Para transferimit në Arabinë Saudite, Núnez luajti 143 ndeshje me Liverpool FC, duke shënuar 40 gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket se mbrëmja e finales së madhe të “BBVK”-së nuk…