Hamza viziton Prekazin, pritet nga Rifat Jashari
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka vizituar sot Prekazin me rastin 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Hamza së bashku me bashkëpartiakë u pritën nga Rifat Jashari.
“Sot, në Prekaz, në vendin e shenjtë të sakrificës, nderuam komandantin legjendar Adem Jashari, Hamzën, bacën Shaban dhe të gjithë të rënët e familjes heroike Jashari. Pas homazheve, vizitova edhe bacën Rifat, në shtëpinë që u bë kala e lirisë, ku çdo gur, çdo rrëfim dhe çdo kujtim dëshmon për sakrificën e jashtëzakonshme për atdheun. Në fjalët e tij të qeta dhe në qëndrimin burrëror ndjehet ende pesha e historisë dhe madhështia e një familjeje që e ktheu qëndresën në betim për liri. Sakrifica e familjes Jashari mbetet një amanet i përhershëm, që na thërret ta ruajmë dhe forcojmë Kosovën për çdo brez. Lavdi e përjetshme komandantit Adem Jashari dhe gjithë të rënëve të familjes Jashari!”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.



