Paga e 13-të pritet të ekzekutohet bashkë me pagën e muajit mars

07 mars 2026 | 09:43

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka sqaruar se nuk ka pengesa për ekzekutimin e pagës së 13’të për sektorin publik, edhe pas shpërndarjes së Kuvendit.

Murati tha se Ligji për Buxhetin tashmë është në fuqi dhe se pritet që paga e 13’të të ekzekutohet bashkë me pagën e muajit mars.

“Tashmë e kemi Ligjin në fuqi, dhe nuk ka pengesa sa i përket ekzekutimit të pagës së 13’të, e cila besoj me përgatitjet teknike do të arrihet të ekzekutohet me pagën e muajit mars”, ka deklaruar Murati në T7.

Paga e 13’të parashihet me Ligjin mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2026, i cili u miratua me procedurë të përshpejtuar.

Vlera e buxhetit për këtë vit është rreth 4 miliardë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga ora 18:00 nisin aktivitetet përmbyllëse për shënimin e 28-vjetorit…