Pallati i Rinisë aplikon tarifa të reja për qiramarrësit e lokaleve nga 1 prilli

10 mars 2026 | 13:14

Ndërmarrja Publike Lokale “Pallati i Rinisë”, Sh.A. ka njoftuar se duke filluar nga 1 prilli 2026 do të hyjnë në fuqi tarifat e reja për qiramarrësit e lokaleve brenda këtij institucioni. Sipas njoftimit zyrtar të ndërmarrjes, ndryshimet vijnë në bazë të Rregullores së Re për procedurën e dhënies me qira të hapësirave, e cila do të zbatohet për të gjitha hapësirat që menaxhon NPL “Pallati i Rinisë”. “Ndërmarrja Publike Lokale ‘Pallati i Rinisë’, Sh.A. njofton opinionin publik dhe të gjithë qiramarrësit se nga data 1 prill 2026 do të hyjë në fuqi Rregullorja e Re për procedurën e dhënies me qira të hapësirave të NPL ‘Pallati i Rinisë’”, thuhet në njoftim.

Sipas ndërmarrjes, rregullorja e re është hartuar pas një procesi të vlerësimit të qirave të realizuar nga ekspertë të licencuar të fushës, të cilët kanë përcaktuar çmimet dhe metrat e secilës hapësirë brenda objektit të Pallatit të Rinisë. Nga kjo ndërmarrje theksojnë se ndryshimet synojnë një menaxhim më të mirë të hapësirave dhe krijimin e kushteve më të favorshme për zhvillimin e aktiviteteve.

“Pallati i Rinisë mbetet i përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin me bizneset, me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve dhe krijimin e kushteve sa më të mira për zhvillimin e aktiviteteve të rëndësishme që ndikojnë në imazhin kulturor të kryeqytetit”, thuhet më tej në njoftim. Në bazë të rregullores së re, tarifat e përditësuara për qiramarrësit do të aplikohen duke filluar nga 1 prilli 2026.

Njoftimi i plotë:

Njoftim

Ndërmarrja Publike Lokale “Pallati i Rinisë”, Sh.A. njofton të gjithë opinionin publik dhe qiramarrësit se që nga data 1 Prill 2026 do të hyjë në fuqi Rregullorja e Re për procedurën e dhënies me qira të hapësirave të NPL “Pallati i Rinisë” Sh.A.

Rregullorja e re vjen pas një procesi të vlerësimit të qirave i realizuar dhe vlerësuar nga ekspert të licencuar të fushës, duke përcaktuar çmimin dhe metrat e secilës hapësirë të N.P.L “Pallati i Rinisë” Sh.A.

Pallati i Rinisë mbetet i përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin me bizneset, me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve dhe krijimin e kushteve sa më të mira për zhvillimin e aktiviteteve të rëndësishme që ndikojnë në imazhin kulturor të kryeqytetit.

Me respekt,

NPL “Pallati i Rinisë”, Sh.A

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dhënë një përditësim mbi…