Super-ndeshje sonte në Ligën e Kampionëve, vëmendja në Madrid
11 mars 2026
| 12:05
Sonte zhvillohen katër ndeshjet e fundit të fazës së 1/8 së finales në UEFA Champions League, duke u përmbyllur ndeshjet e para të kësaj faze shumë të rëndësishme të garës.
Në program janë këto përballje:
Bayer Leverkusen – Arsenal
Bodø/Glimt – Sporting CP
Paris Saint‑Germain – Chelsea
Real Madrid – Manchester City
Këto sfida pritet të sjellin emocione të mëdha, sidomos përballja mes Real Madridit dhe Manchester Cityt, që konsiderohet një nga duelët më të fortë të kësaj faze. Ndeshjet e kthimit të 1/8 së finales do të zhvillohen javën e ardhshme ku do të vendosen skuadrat që do të sigurojnë kualifikimin në çerekfinale.



