Gjiganti anglez ofron 70 milionë euro për Huijsen
11 mars 2026
| 12:53
Liverpool po monitoron nga afër situatën e mbrojtësit të Real Madridit, Dean Huijsen.
Sipas mediave angleze, klubi anglez është i gatshëm të ofrojë 70 milionë euro për transferimin e tij gjatë merkatos së verës. Mbrojtësi 20-vjeçar ka zhvilluar 28 ndeshje këtë sezon me madrilenët, por performancat e tij kanë pasur ulje-ngritje.
Huijsen ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2030, por oferta e lartë nga Liverpool mund ta vendosë klubin spanjoll përballë një vendimi të rëndësishëm gjatë verës që vjen.



