Irani: Bankat amerikane dhe izraelite do të jenë në shënjestër në Lindjen e Mesme
Forcat e armatosura të Iranit kanë paralajmëruar se bankat amerikane dhe izraelite në Lindjen e Mesme mund të bëhen objektiv sulmesh, duke u bërë thirrje civilëve që të qëndrojnë të paktën gjysmë milje larg bankave dhe qendrave ekonomike që lidhen me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.
Paralajmërimi u bë këtë mëngjes nga përfaqësues të ushtrisë iraniane dhe vjen si reagim ndaj një sulmi që, sipas mediave iraniane, u krye një natë më parë ndaj një banke në Iran.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Nour News, deklarata është dhënë nga një zëdhënës i Khatam al-Anbiya Central Headquarters, komandës qendrore të përbashkët të forcave të armatosura iraniane.
Autoritetet iraniane nuk kanë bërë të ditur se cilat banka apo qendra ekonomike specifike mund të jenë në shënjestër.



