Garda Revolucionare e Iranit: Anijet duhet të marrin leje nga Teherani për të kaluar Ngushticën e Hormuzit

11 mars 2026 | 16:22

Irani paralajmëron se çdo anije që kalon përmes Ngushticës së Hormuzit duhet të marrë më parë leje nga Teherani.

Deklarata është bërë nga komandanti i marinës së Gardës Revolucionare Islamike, Alireza Tangsiri, në një postim në rrjetin social “X”. Sipas tij, dy anije janë goditur pasi kishin injoruar paralajmërimet për të mos kaluar nëpër ngushticë.

Tangsiri ka përmendur  konkretisht anijet “Express Rome” dhe “Mayuree Naree”. Sipas tij, ekuipazhet e tyre kishin besuar në “premtime të kota” dhe kishin tentuar të kalonin përmes Hormuzit pavarësisht paralajmërimeve.

Anija “Express Rome”, në pronësi izraelite dhe me flamur Liberia është interceptuar dhe qëlluar me armë nga forcat iraniane. Ndërsa anija “Mayuree Naree”, me flamur tajlandez është sulmuar dhe mori flakë. Më pas ekuipazhi është shpëtuar nga marina e Omanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Free Shop Pisha SH.P.K. shpall te pavlefshme certifikatën e biznesit…