Zidane flet për rikthim ose jo te Real Madridi
12 mars 2026
| 16:45
Legjenda franceze, Zinedine Zidane ishte i pranishëm në “Santiago Bernabeu”, ku ndoqi përballjen, Real Madrid – Manchester City.
Në këtë ndeshje shkëlqeu mesfushori Federico Valverde, i cili realizoi tre gola.
Pas ndeshjes, Zidane u pyet nga gazetarët për një rikthim të mundshëm në stolin e madrilenëve. Francezi reagoi me të qeshura dhe nuk dha një përgjigje të qartë, duke lënë gjithçka të hapur për të ardhmen e tij.



