International Association of Women Judges vlerëson gjyqtaren Remzije Istrefi
Shoqata Ndërkombëtare e Grave Gjyqtare (International Association of Women Judges) ka publikuar një mesazh vlerësues për gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Remzije Istrefi në kuadër të një serie citimesh që promovojnë rolin e grave në sistemin e drejtësisë.
Në postimin e publikuar në rrjetet sociale, organizata në fjalë ka theksuar se autoriteti gjyqësor ka kuptim përtej sallës së gjyqit, pasi reflekton vlerat, përfaqësimin dhe përkushtimin që i japin jetë parimeve kushtetuese.
Sipas kësaj organizate, zërat e grave në gjyqësor po kontribuojnë në mbrojtjen dhe zgjerimin e qasjes në drejtësi në komunitetet e tyre dhe në mbarë botën.
Po ashtu është theksuar se përmes pranisë, udhëheqjes dhe përkushtimit ndaj sundimit të ligjit, gjyqtaret gra ndihmojnë që idealet e barazisë dhe mbrojtjes kushtetuese të zbatohen në praktikë.
Postimi i International Association of Women Judges përfshin edhe citimin e gjyqtares Remzije Istrefi në kuadër të fushatës që promovon lidershipin e grave në drejtësi.
Postimi i International Association of Women Judges ka përfshirë edhe citimin e gjyqtares Remzije Istrefi në kuadër të fushatës që promovon lidershipin e grave në drejtësi.
“Si gra gjyqtare, rrobat tona gjyqësore nuk përfaqësojnë vetëm autoritetin e gjykatës, por tregojnë se barazia nuk është thjesht një aspiratë, por një realitet që jetohet përmes pranisë sonë, qëndrueshmërisë dhe përkushtimit për të mbrojtur çdo shkronjë të Kushtetutës”, citohet të këtë thënë Istrefi.




