Komuna e Prishtinës: Pas një viti që qeveria qendrore bllokoi punimet në rrugën “Qamil Hoxha” po i vazhdojmë ato

15 mars 2026 | 11:23

Komuna e Prishtinës ka njoftuar për vazhdimin e punimeve në rrugën “Qamil Hoxha”.

Punimet në këtë rrugë kishin mbetur në gjysmë për më shumë se një vit, gjë për të cilën Komuna e Prishtinës fajëson qeverisjen qendrore.

“Pas më shumë se një viti, që qeveria qendrore kishte bllokuar punimet në rrugën “Qamil Hoxha”, i kemi vazhduar punimet. Nuk paska mbetje arkeologjike. Vazhdojmë”, thuhet në postimin e komunës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veteranët e luftës që punojnë në ndërmarrje publike rajonale ende…