Kurti nis ditën e dytë të takimit të kabinetit qeveritar

15 mars 2026 | 11:34

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur ditën e dytë të takimit të kabinetit qeveritar, duke theksuar rëndësinë e projekteve të mëdha dhe punëve të mira që presin qeverinë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan: “Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeveritar. Projekte të mëdha e punë të mira na presin.”

Ky takim është pjesë e angazhimeve të qeverisë për koordinim të brendshëm dhe përgatitje të strategjive për zhvillime të mëtejshme në sektorë kyç të administratës dhe ekonomisë.

Një ditë më parë Kurti pati shkruar në ‘Facebook’: Në zgjedhjet e dhjetorit 2025, qytetarët na dhanë një besim të paparë në Kosovën e pasluftës. Ne kërkuam besimin qytetar për ta kthyer atë në siguri e begati. Nuk garuam me premtime që harrohen, por me zotime që jetësohen. Në dritë të kësaj, sot kemi filluar një takim të përbashkët të kabinetit tonë qeveritar, i cili do të vazhdojë për dy ditë rresht, me qëllim që zotimet e fushatës para qytetarëve dhe ekspozenë e prezantuar para deputetëve t’i shndërrojmë në program qeverisës. Zotime që kthehen në program dhe program që përkthehet në plane me projekte, qëllime me objektiva, strategji me operacione, masa me punë të përditshme që do të realizohen përgjatë këtij mandati. Angazhimi, e mira e përgjithshme dhe interesi publik, zhvillimi dhe barazia, integriteti dhe dinjiteti shtetëror kanë qenë dhe do të mbeten pikënisja dhe synimi i qeverisjes sonë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
19-vjeçari italian Andrea Kimi Antonelli, në timonin e Mercedes-AMG Petronas…