Presidenti i FFK-së: Bashkëpunim i frytshëm me KFOR-in italian
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka pritur sot në selinë e FFK-së përfaqësuesit e KFOR-it nga kontingjenti italian, Fabio Schiavone, Angela Scuccuglia dhe Guido Di Matteo, për të cilët ka thënë se gjithmonë janë të gatshëm për të mbështetur punën e FFK-së.
“Diskutuam për projektet që kemi nisur së bashku, përfshirë punën e bërë në Kampin e Batllavës. Ndërkaq, tani fokusi ishte rreth bartjes dhe vendosjes së kontejnerëve nga kazerma e FSK-së “Adem Jashari” në kampin e futbollit në Bërrnicë, të cilët komandanti i FSK-së, Gjenerali Bashkim Jashari, ka vendosur t’i dhurojë për FFK-në në shërbim të gjeneratave të reja. Falënderova përfaqësuesit e KFOR-it italian për bashkëpunimin e vazhdueshëm me FFK-në dhe për mbështetjen që e japin përmes trupave ushtarake dhe mjeteve të tyre teknike për t’u krijuar kushte më të favorshme rinisë dhe komunitetit në përgjithësi për zhvillimin e futbollit”, ka shkruar Ademi në rrjetet sociale.



