Arsim Bajrami promovon librin “Konferenca e Rambujesë dhe intervenimi i NATO-s në Kosovë”

18 mars 2026 | 13:08

Në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), të mërkurën, në një atmosferë të veçantë akademike dhe me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të studiuesve dhe dashamirëve të librit, u bë përurimi i veprës së akademikut Arsim Bajramit “Konferenca e Rambujesë dhe intervenimi i NATO-s në Kosovë”.

Ky përurim nuk ishte vetëm një ngjarje promovuese, por një moment reflektimi kolektiv mbi një nga kapitujt më vendimtarë të historisë sonë kombëtare.

Në këtë vepër trajtohen me qasje analitike dhe dokumentare zhvillimet që lidhen me Konferencën e Rambujesë si një fitore të rëndësishme politike dhe diplomatike të çështjes së Kosovës, si dhe me intervenimin e NATO-s, i cili, përtej debateve mbi legjitimitetin dhe legalitetin ndërkombëtar, kishte një karakter të theksuar humanitar dhe u bë faktor kyç në ndaljen e tragjedisë humanitare dhe në hapjen e rrugës drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

May be an image of newsroom and text

“Prania e madhe në këtë përurim dëshmon jo vetëm interesimin për trajtimin shkencor të këtyre ngjarjeve, por edhe nevojën e vazhdueshme për të dokumentuar dhe interpretuar drejt historinë tonë të afërt, në funksion të së vërtetës dhe të së ardhmes së shtetit tonë. Me këtë rast, shpreh mirënjohjen time më të sinqertë dhe të thellë për të gjithë pjesëmarrësit që nderuan këtë ngjarje me praninë e tyre. Falënderoj në mënyrë të veçantë recensentët për vlerësimin profesional dhe kontributin e tyre shkencor, lektorin për përkushtimin në përpunimin e tekstit, si dhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës për mbështetjen institucionale dhe botimin e kësaj vepre”, ka thënë para të pranishmëve autori i këtij libri, Arsim Bajrami.

No photo description available.

Ai ka theksuar e ky libër është një përpjekje modeste për të kontribuar në ndriçimin e së vërtetës historike dhe për të ruajtur kujtesën kolektive mbi rrugëtimin tonë drejt lirisë.

May be an image of crowd

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës ka njoftuar…