Aksidentohet për vdekje polici i burgut të Drenovës

18 mars 2026 | 18:02

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti në fshatin Lumalas, në aksin Korçë–Maliq.

Siç raporton Euronews.al, i vdekur ka mbetur 45-vjeçari Krenar Çekiçi, polic i burgut të Drenovës.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet që lëvizte nga Korça drejt Maliqit ishte ndaluar në krahun e djathtë të rrugës për të kaluar në anën tjetër, me sinjalin e hapur. Në ato momente, një mjet tjetër që vinte në të njëjtin drejtim ka goditur fillimisht automjetin përpara tij dhe më pas edhe mjetin tip “Benz” të ndaluar, ku ndodhej 45-vjeçari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me kontratën e tij me Romën që po i afrohet fundit dhe…