Agim Shahini në iftarin e organizuar në “Panorama Dajt”, mes personaliteteve politike dhe të biznesit

18 mars 2026 | 20:04

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka bërë me dije se në një atmosferë vëllazërore gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, pati kënaqësinë të jetë pjesë e iftarit miqësor në restorantin “Panorama Dajt”, me ftesë të biznesmenit dhe pronarit të këtij ambienti të njohur Kujtim Dervishi.

Në këtë mbrëmje të veçantë morën pjesë personalitete të njohura të jetës institucionale dhe politike shqiptare, ndër ta ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi dhe prefekti i Tirana Shkëlqim Hajdari, si dhe diplomatë, përfaqësues të biznesit dhe miq të shumtë.

“Në frymën e Ramazanit, kjo mbrëmje ishte një mundësi e mirë për dialog, respekt të ndërsjellë dhe forcim të bashkëpunimit mes institucioneve, biznesit dhe faktorëve të rëndësishëm të shoqërisë shqiptare. Shpreh mirënjohjen time për mikpritjen dhe organizimin e këtij iftari nga Kujtim Dervishi, duke dëshmuar edhe një herë traditën e mikpritjes dhe bashkimit mes shqiptarëve”, tha Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur ngushëllime për ndarjen…