Robert Lewandowski thyen rekord historik në Champions League
19 mars 2026
| 08:50
Robert Lewandowski po vazhdon të shkruajë histori në UEFA Champions League.
Sulmuesi polak është bërë lojtari më i vjetër që shënon dy gola në një ndeshje të këtij kompeticioni, në moshën 37 vjet e 209 ditë.
Me këtë arritje, Lewandowski ka lënë pas legjendën italiane Filippo Inzaghi, i cili mbante rekordin që nga viti 2010, kur realizoi dy gola ndaj Real Madrid në moshën 37 vjet e 86 ditë.
Ky rekord është një tjetër dëshmi e jetëgjatësisë dhe formës së jashtëzakonshme të Lewandowskit, i cili edhe në fund të karrierës vazhdon të jetë vendimtar në skenën më të madhe të futbollit evropian.



