10 centë subvencionim për çdo litër qumështi të prodhuar për fermerët e Mitrovicës
19 mars 2026
| 11:09
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, sot ka marrë vendim për subvencionimin e fermerëve me 10 centë për çdo litër qumështi të prodhuar.
Ai ka thënë se nga 0 centë në 10 centë për herë të parë po subvencionohen fermerët e Komunës së Mitrovicës.
“Mbështetja për fermerët do të jetë e vazhdueshme dhe meritore. Zhvillimi i bujqësisë është prioriteti ynë. Ky vendim është vetëm fillimi i mbështetjes serioze në bujqësi”, është shprehur ndër të tjerash Peci.



