Mitaj në formacionin e Kupës në Arabinë Saudite
Mbrojtësi i krahut, Mario Mitaj ka dhënë një sinjal të fortë në prag të grumbullimit me Kombëtaren e Shqipërisë.
Mitaj do të jetë pjesë e Shqipërisë për ndeshjen gjysmëfinale të “play-offit” për kualifikim në Botërorin 2026 kundër Polonisë.
Pak ditë para grumbullimit me Shqipërinë, Mitaj ka zënë vend në formacionin më të mirë të gjysmëfinaleve të Kupës në Arabinë Saudite.
Al-Ittihadi i Mitajt u mposht 3:2 dhe u eliminua nga Al Kholood por mbrojtësi shqiptar pati paraqitje fantastike për t’u vlerësuarme notën 7.7.
Mitaj në formacionin mëtë mirë është vendosur në krahun e djathtë të mbrojtjes derisa në të majtin ka zënë vend ish-futbollisti i Milanit, Theo Hernandez.
Shqipëria më 26 mars luan në Varshavë kundër Polonisë kurse të hënën do të bëhet publike lista e lojtarëve të ftuarnga selektori Sylvinho.



