Ditë të kobshme për tri familje në Kosovë, të rinjtë që vdiqën në aksidente rrugore
19 mars 2026
| 19:12
Brenda një kohë të shkurtër, në Kosovë u shënuan tre viktima si pasojë e aksidenteve në trafik.
Mëngjesin e së mërkurës, 23 vjeçari Florent Tahiri, u vetaksidentua në Vranidoll me motoçikletë.
Atij sot iu dha lamtumira e fundit, në fshatin Dumnicë, në varrezat e Tiofcve.
Po dje, disa orë pas këtij vetaksidenti, 34 vjeçari Ilaz Osmanaj, u godit për vdekje nga vetura.
Rasti ndodhi rreth orës 19:12 në rrugën “Wesley Clark” në Prizren.
Derisa në të njëjtin qytet, sot vdiq një 29 vjeçar.
E.Ademaj, humbi jetën pasi u aksidentua me motoçikletën e tij në rrugën “Transiti i vjetër”.
Aty pos motoçikletës, ishin të përfshirë një veturë dhe një kamion.



