Bashkim Ramosaj, distancohet nga “Lëvizja e Deçanit”: Nuk kane të bëjnë as me komb e as me fe

22 mars 2026 | 23:54

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, është distancuar nga “Lëvizja e Deçanit”. Në një video që është shpërndarë në rrjete sociale, Ramosaj në një iftar të organizuar në Deçan ka thënë se s’kanë të bëjnë as me komb as me fe kjo lëvizje.

“Në çfarëdo variante në këtë qytetin tonë është quajt “Lëvizja e Deçanit”, të jeni të bindur që nuk kanë të bëjnë me Deçan këta njerëz, nuk kanë të bëjnë as me komb e as me fe, nuk kanë as din as iman”, ka deklaruar ai.

“Këtë e them zëshëm sa herë që më jepet mundësia për shkak se, një pjesë të këtyre njerëzve i njoh nga e kaluara, kam jetu me ta, dhe s’ka si me qenë ndryshe”, ka deklaruar më tej ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Leoni XIV ka dënuar ashpër pasojat e luftës në…