Gjelbrim Halili do të jetë asamblist i AAK-së në Fushë-Kosovë, ja mesazhi i tij
Gjelbrim Halili do të jetë asamblist i AAK-së në Kuvendin Komunal të Fushë-Kosovës. Lajmin e ka bërë me dije vet ai përmes një njoftimi në rrjetin sociale në “Facebook”.
“Ndonëse konstituimi i asambleve komunale u bë pak kohë më parë megjithatë unë sot dua ta ndaj një lajm të gëzueshëm për ata që më mbështetën dhe për të gjithë qytetarët e Fushë-Kosovës! Ditë më parë është zyrtarizuar prezenca ime në asamblenë e kuvendit komunal të Fushë-Kosovës, pra prej sot e tutje unë do të jem Asamblist i kuvendit komunal të Fushë – Kosovës nga radhët e AAK-së! Unë këtë pozitë nuk do ta mbaj vetëm si privilegj por edhe si përgjegjësi, madje edhe më shumë si përpjekje për t’i realizuar të gjitha ato që i kam thënë në fushatë, pra unë do të jem ju në Asamble, do të jem zëri juaj!”, ka shkruar Gjelbrim Halili.
Ai ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim si dhe shtëpinë e tij politike AAK-në për besimin e dhënë, mundësinë dhe shtytjen që të jetë në Kuvendin Komunal.
“Unë do ta mbaj mikrofonin gjithmonë ndezur për fëmijët prindërit dhe familjet tona!”, ka shkruar ai.



