Trumpi: Iranianët janë luftëtarë të këqij, por negociatorë të shkëlqyer

26 mars 2026 | 16:31

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka folur në një mbledhje të kabinetit rreth luftës kundër Iranit, të cilën Uashingtoni e quan operacioni “Tërbim Epik”.

Trumpi ka përsëritur se Shtetet e Bashkuara po e fitojnë bindshëm konfliktin, duke vënë në dukje se forcat amerikane kanë dhënë goditje serioze ndaj aftësive ushtarake të Iranit për javë të tëra “në një nivel që shihet rrallë”.

Ai ka përsëritur deklaratën e tij të mëparshëm se Irani donte të arrinte një marrëveshje.

“Ata po kërkojnë një marrëveshje. Unë jo”, ka thënë ai, duke shtuar se iranianët janë “luftëtarë të këqij, por negociatorë të shkëlqyer”.

Presidenti ka deklaruar gjithashtu se Irani kishte një plan për të marrë kontrollin e Lindjes së Mesme dhe përmendi kërcënimin e zhvillimit të armëve bërthamore si një arsye kryesore për sulmet ushtarake.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitnesi dhe Bodybuildingu u përfaqësuan në mënyrë dinjitoze në Asamblenë…