Mbyllet pjesa e parë: Sllovaki 2-1 Kosovë

26 mars 2026 | 21:40

Përfundon pjesa e parë në ndeshjen mes Sllovakia dhe Kosova, me vendasit në avantazh 2-1 pas një fraksioni të parë mjaft dinamik.

Ndeshja nisi me gol të shpejtë nga Martin Valjent në minutën e 5-të, i cili realizoi me kokë për epërsinë 1-0. Kosova reagoi dhe krijoi disa raste, fillimisht me Mërgim Vojvoda në minutën e 13-të, por portieri Martin Dúbravka ishte në vend.

Barazimi erdhi në minutën e 20-të, kur Veldin Hoxha realizoi për 1-1, duke rikthyer shpresat për “Dardanët”. Megjithatë, vendasit vazhduan presionin dhe në minutën e 36-të Lukáš Haraslín goditi shtyllën, duke paralajmëruar rrezikun.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, në minutën e 44-të, ishte sërish Lukáš Haraslín ai që realizoi nga goditja e dënimit për rezultatin 2-1, duke i dhënë avantazhin Sllovakisë në pushim.

Kosova do të kërkojë reagim në pjesën e dytë për të përmbysur rezultatin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj Polonisë. Hoxha ka realizuar…