Foda pas fitore historike ndaj Sllovakisë: Sonte festojmë, nesër kthehemi në punë

26 mars 2026 | 23:39

Kosovës e mposhti Sllovakinë sonte në Bratisllavë, dhe siguroi kualifikimin në finalen e “play-offit” të Botërorit të vitit 2026.

“Dardanët” fituan 4-3 ndaj Sllovakisë, shkruan “Gazeta Express”.

Pas kësaj arritjeje historike, foli edhe selektori i Kosovës, Franco Foda.

Ai tha se Kosova e meritoi fitoren, dhe se nga nesër do t’i nisin përgatitjet për ndeshjen e radhës.

“Luajtëm mirë për 90 minuta dhe e merituam fitoren sonte. Do të festojmë sonte, por nga nesër do të përgatitemi për finalen. Kosova e meriton këtë”, tha ai në konferencë për shtyp, pas ndeshjes.

Kosova do të luajë në finalen e “play-offit” të martën e 31 marsit, ndaj Turqisë në “Fadil Vokrri”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në futboll.…