Irani gati të ndalë luftën, presidenti Pezeshkian: Duam garanci të mos ketë sulme sërish

01 prill 2026 | 12:53

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se vendi i tij ka vullnetin e nevojshëm për t’i dhënë fund konfliktit të vazhdueshëm me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, por ka theksuar se kërkon garanci që një përshkallëzim i tillë të mos përsëritët në të ardhmen.

Zyra e Pezeshkianit ka shpërndarë këtë mesazh pas një bisede që presidenti Iralian ka zhvilluar me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa. Ai ka theksuar se përfundimi i konfliktit është i mundur vetëm nëse plotësohen disa kushte thelbësore, veçanërisht sigurimi i garancive për të parandaluar përsëritjen e “agresionit”.

“Ne kemi vullnetin e nevojshëm për t’i dhënë fund këtij konflikti, me kusht që të përmbushen kushtet thelbësore, sidomos garancitë e kërkuara për të mos lejuar përsëritjen e agresionit”, citohet të ketë thënë ai.

Nga ana tjetër, Costa ka reaguar pas bisedës përmes një postimi në rrjetet sociale, duke paralajmëruar se situata aktuale në Lindjen e Mesme është “jashtëzakonisht e rrezikshme” dhe duke i bërë thirrje Iranit të ulë tensionet.

Për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, ai i ka kërkuar Iranit të ndalojë sulmet që i ka cilësuar si të papranueshme ndaj vendeve të rajonit dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive në rrugën diplomatike, veçanërisht në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara për të garantuar lirinë e lundrimit në ngushticën e Hormuzit. Kërkesa e Antonio Costas për ulje të tensioneve dhe hapje të ngushticës së Hormuzit vjen, ndërsa Evropa ka refuzuar t’i bashkohet operacionit ushtarak amerikano – izraelit mbi Iranin.

Presidenti Iranain, Masoud Pezeshkian, ka paralajmëruar presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa përgjatë telefonatës se ndërhyrjet e jashtme në këtë konflikt do të sillnin pasoja serioze për Evropën, duke paralajmëruar kështu hakmarrje nga ana e Teheranit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump,…