Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti ku ishte duke punuar në Ferizaj

04 prill 2026 | 09:20

Ridvan Krraba nga Kaçaniku është 44-vjeçari që vdiq dje në QKUK ku po trajtohej nga lëndimet e marra në vendin e punës në Ferizaj. I ndjeri, kishte rënë nga një lartësi nga një ndërtesë, ku dyshohet se aty ai ishte duke punuar.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ky i fundit, ka shtuar se, prokurori ka vendosur për vazhdimin e hetimeve me qëllim të sqarimit të rrethanave dhe shkaktarëve të vdekjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donald Trump i ka thënë se rrëzimi i një avioni…