Ramadani reagon i shokuar: E tmerrshme deri ku ka shkuar urrejtja

04 prill 2026 | 09:24

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani ka reaguar lidhur me sulmet e fundit virtuale në drejtim të kreut ish-gjeneralit të UÇK-së, njëherit kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai këto sulme i ka cilësuar si tmerrshme, teksa tha se ndjehet në gjendje shoku.

Ramadani beson se një gjuhë e tillë vjen edhe si pasojë e ndikimit të Serbisë, duke shtuar se sharjet e mallkimet ndaj Haradinajt, kanë peshë të njëjtë sa për gjithë popullin.

“E tmerrshme deri ku ka shkuar urrejtja dhe jo vetëm.

Po ndihem tepër keq veç pse ekziston në Kosovën tonë një urrejtje e tillë, patjetër se e fryrë nga armiqtë më të mëdhenj të kombit kudo që janë.

Jam i shokuar! Sharja e mallkimi ndaj Ramushit nuk është vetëm ndaj tij dhe familjes së tij. Është sharje e mallkim ndaj krejt popullit tonë!”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ridvan Krraba nga Kaçaniku është 44-vjeçari që vdiq dje në…