Mbappe tregon se cila është pozita më e vështirë dhe cila më e lehtë në fushë

06 prill 2026 | 13:45

Kylian Mbappe ka zbuluar se cila, sipas tij, është pozita më e vështirë në fushë, e cila ajo më e lehta.

Në fakt, sulmuesi francez i ka zbuluar edhe arsyet se përse mendon ashtu, teksa e bëri një analizë të tij për pozicionet e lojtarëve në fushë”.

“Mesfusha është pozita më e vështirë në futboll. ju mund të fitoni pa sulmues, ju mund të fitoni pa mbrojtës. ju mund të fitoni pa portier, por pa një mesfushor të mirë, ekipi i juaj nuk do të ketë balancë”.

“Pozita më e lehtë në futboll? Sipas mendimit tim, është ajo e qendërmbrojtësit”.

“Je i mbuluar nga të gjitha drejtimet, mund të luash edhe mbrojtje me 3”.

“Është i vetmi pozicion ku mund të shohësh djem që janë 40-vjeç duke luajtur ende në Evropë, ende në top-klube”.

“Kurse një sulmues 40-vjeç është tashmë i mbaruar”, ka thënë Mbappe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është dekalruar për media pas…