Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pagë prej 600 eurosh
07 prill 2026
| 14:31
Sindikata e sektorit privat të Kosovës ka organizuar takim me kryetarët e shoqatave sindikale.
Në këtë takim u diskutua për rritjen e pagave, pagën e 13-të si dhe organizimin e protestës për 1 Maj.
Me këtë rast, kryetari Jusuf Azemi, iu është drejtuar mediave pas takimit.
Azemi dha detaje rreth vendimeve që janë ndërmarrë aty.
“Është marrë vendim, nëse nga 1 korrik punëtorët teknik të Prishtinës nuk e kanë kontratën me pagën 600 euro, do ta lëshojnë vendin e punës në mënyrë kolektive”, theksoi ai para opinionit publik transmeton Klankosova.tv.



