Edhe pesë shtëpi tjera për familjet më kushte të rënda ekonomike në Podujevë

07 prill 2026 | 15:51

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë me dije se me hoxhën Halil Kastrati, kanë nënshkruar marrëveshje për ndërtimin edhe të pesë shtëpive tjera për familjet me kushte të rënda ekonomike në Komunën e Podujevës.

“Bazuar në këtë marrëveshje, Komuna participon me nga 10 mijë euro për secilën shtëpi (50 mijë në total), kurse pjesën tjetër të shpenzimeve e mbulon Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’. Bashkë me humanistin Kastrati, sot i kemi vizituar edhe 2 familje përfituese të shtëpive, që ndërtohen bazuar në marrëveshjen e kaluar, po ashtu për 5 shtëpi. Edhe në këtë marrëveshje, Komuna participon me nga 10 mijë euro për secilën shtëpi. E falënderova hoxhën e nderuar Halil Kastrati për këtë bashkëpunim të shkëlqyer që kemi për realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve tanë!”, ka thënë Bulliqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën në mbrëmje, FC Barcelona hodhi një hap të…